Ardenica
Shumë pranë qytetit të Fierit ndodhet Manastiri i Ardenicës. Shpesh referuar si “Kështjella e Myzeqesë” ajo është një objekt kulti i fesë ortodokse, dhe është manastiri i vetëm i banueshëm në Shqipëri. Besohet se fillimet e tij datojnë rreth shekullit të X-të, që afërsisht është periudha kur kisha e Shën Triadhës, godina e parë e Manastirit, u ndërtua. Shumë pranë manastirit kalon degëzimi jugor i rrugës antike Egnatia, që lidhte Romën në Perëndim me Konstandinopojën në Lindje.
Besohet se Gjergj Kastriot Skëndërbeu, Heroi Kombëtar Shqipëtar, është martuar në kishën e Shën Triadhës, në Maj 1451.
Kisha kryesore e Manastirit, Lindja e Shën Mërisë, u ndërtua në 1743, me fonde të kontribuara nga tregëtarët e Voskopojës. Ajo është kisha e vetme funksionale e Manastirit dhe njëkohësisht një ndër kishat më të bukura dhe më mahnitese në të gjithë Shqipërinë. Kisha është plotësisht e dekoruar me afreske të punuara prej dy vëllezërve, Kostandin dhe Thanas Zografi nga Korça si dhe një piktori lokal, Kostandin Shpataraku, nga rajoni i Shpatit, Elbasan. Ikonostasi i kësaj kishe është një prej ikonostaëve të ruajur më mirë në Shqipëri. Ai është i gdhendur në dru, i polikromuar me ar, dhe mban dy radhë ikonash të mëdha dhe të vogla. Zbukurimi i ikonostasit me ikona është realizuar në vitin 1744. Edhe altari është gdhendur gjatë të njëjtës peruidhë. Shënimet mbi afresket dhe të gjitha shënimet e tjera në kishë janë në Greqishten e lashtë. Në kishë gjithashtu ruhet edhe froni i lashtë i Kryepeshkopit, si dhe mbajtësi i shenjtë, ku ikona e zgjedhur për çdo ditë vendosej. Kisha ka edhe shumë vepra të tjera arti prej argjendi dhe metali.
Në 1932, një zjarr shkatërroi bibliotekën e manastirit duke përfshirë që të gjitha dorëshkrimet, libra dhe objekte të tjera të vlefshme. Shumë pak ka ngelur nga thesari i bibliotekës: një libër i vjetër lutjesh në Greqisht i shekullit të XVIII-të dhe një kopje e Biblës në dy gjuhë si dhe një koleksion i vogël fotografish të vjetra.
Informacion mbi Manastirin
Manastiri është i hapur çdo ditë 07:00-19:30, dhe nuk biletë hyrëse, por dhurimet për kishën vlerësohen. Ka broshura në Anglisht, Italisht dhe Greqisht. Ture të Manastirit ofrohen, por vetëm në Shqip. Pranë Manastirit nuk shiten suvenire. Ka tualet.
Në anën tjetër të kodrës ndodhen disa restaurante të këndshëm (rreth 5-10 minuta në këmbë nga hyrja e manastirit.)