➡ nisja me 21 Maj €̲5̲5̲ personi
? Në cmim përfshihet:
✓ Udhëtimi vajtje - ardhje me furgon komod.
✓ Bileta e tragetit.
✓ Akomodim në bujtine, për 1 natë qëndrimi ne dhoma dyshe ose treshe.
✓ Dreka dhe darka e dites se pare, mengjesi i dites se dyte.
✓ Guide vendase.
Lugina e Valbonës shtrihet në pjesën lindore të Alpeve Shqiptare. Ajo është një prej zonave natyrore më të bukura të Shqipërisë, e shpallur park kombëtar dhe zë një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh. Valbona gjendet 25 km larg nga qyteti i Bajram Currit me një rrugë që të mundëson një udhëtim komod dhe është qëndra kryesore e banuar e luginës. Duke eksploruar këtë luginë do të shikoni kanionin e Shoshanit si dhe fshtrat alpinë të Dragobisë, Selimajt dhe Rragamit.Këtu do të prezantoheni dhe me Alpet Shqiptare nën këmbët e të cilëve ze fill dhe burimi I lumit.Legjenda e këtyre maleve është nga më të bukurat,më mistiket dhe më të vjetrat në Ballkan.Legjenda e Mujit dhe Halilit është më e përhapura dhe gurët e Judbinës që gjenden në fshatin Marinë dhe Gradicë.
Në qoftë se do të kaloni një natë në këto anë, akomodimi do të bëhet në shtëpitë e banorëve apo”bujtinat” e ngritura posaçërishtë për vizitorë, struktura të tipit alpin,dhe gatimi tradicional i zonës ku dominon mishi I pjekur. Kjo zonë të ofron mundësi të shumta për ngjitje malore, peshkim sportiv në lumin e Valbonës etj.
Për më shumë informacione, ju lutem na kontaktoni në:
☎ +355684016389 | +355684043489
✉ galaxytravel.al@gmail.com
? ose na dergoni një mesazh në Facebook