Mundësi për të shijuar natyrën e fshatit të Razmës nën ngjyrën e artë të vjeshtës.
Për më shumë për Razmën :Razma është një ndër pikat turistike më të afërta me qytetin e Shkodrës. Ndodhet në komunën e Shkrelit, në një distancë 43 km larg qytetit dhe 65 km larg bregdetit (Velipoja). Zona e Razmës
është rreth 900 m mbi nivelin e detit. Kjo është shumë e përshtatshme për zhvillimin e turizmit malor veror dhe dimëror.
Rreth viteve 1920 filloi të shfrytëzohet nga barinjtë për stane verore dhe me rritjen e standardeve të jetesës, tregtarët shkodranë ndërtuan atje shtëpitë e tyre verore. Në vitin 1953 kjo zonë u
shtetëzua dhe u krijua kampi i pushimit të punëtorëve i cili zgjati aktivitetin e vet deri në vitin 1990. Gjatë kësaj periudhe zona është shfrytëzuar si kamp pushimi veror për punëtorë dhe si pikë ekskursionesh për periudhën dimërore.