Pritet grupi ne portin e Durrësit dhe pastaj udhëtimi fillon drejt veriut në drejtim të qytetit të Krujës, simboli i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbe, "Giorgio Castriota Scanderbegh". Do të vizitojmë pazarin mesjetar, ku ju mund të blini disa suvenire. Qilima leshi me ngjyra dhe produkte te ndryshme tezgjahu të punuara në mënyrë artizanake nga zonjat e lagjes së vjetër industriale. Vazhdojmë vizitën brenda kalasë ku ka edhe një muze kushtuar Heroit Kombëtar "Skanderbegh". Pas drekës do të udhetojmë në drejtim të Lezhës. Më vonë do të akomodohemi në hotel dhe pjesa tjetër e ditës do të jetë për relaks.
Dita e dytë
Pas zgjimit do të hamë mëngjes në hotel, dhe më pas do të rifillojmë turin për të vizituar mauzoleumin e Skënderbeut dhe kështjellën e themeluar në shekullin e pestë. Dreka do të zhvillohet në një nga restorantet më të mira në veri të Shqipërisë (propozim restoranti Fishta). Pas kësaj, ne do të vazhdojmë udhëtimin tonë në veri, por këtë herë është koha për të shkuar drejt Shkodrës, do të akomodohemi në hotel dhe pas një pushimi të shkurtër do të bëjmë një shëtitje në qendër të qytetit të Shkodrës dhe do të shikojmë shumë nga vlerat kulturore të tij. Vakti i darkës do të zhvillohet në hotel.
Dita e tretë
Mëngjesi në hotel dhe me pas do të bëjmë një tur panoramik e me pas do te ndalemi për të vizituar kështjellën mesjetare të Rozafës, një nga më të mëdhatë në Shqipëri. Pasi të dëgjojmë historinë e saj interesante nga ciceroni, do të udhëtojmë për në Durrës. Gjatë rrugës do të kemi disa ndalesa e pas mbërritjes në Durrës na pret një tur panoramik i qytetit.
Këtu përfundon shërbimi ynë. Përcjellja e grupit në portin e Durrësit.
Çmimi përfshin:
shërbim transferte për kohëzgjatjen e udhëtimit, në autobus me ajër të kondicionuar.
guidë profesionale, në gjuhën italiane që do t`ju shoqërojë në të gjithë udhëtimin tuaj.
BILETAT për të gjitha muzetë dhe parqet e përmendura më sipër.