Dita e Parë : Nisja nga Tirana në oren 7.00 dhe udhëtimi me autobuz nëpërmjet Kapshticës për në Selanik, ku do te kemi edhe pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mberritja në Selanik dhe sistemimi në Hotel.
Dita e Dytë : Mengjesi në hotel. Paradite do te bejme nje vizitë panoramike te qytetit, ku do te vizitojme: Sheshin Aristotel, Kullen e Bardhë, zonen Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Mbas drake, vazhdon udhëtimi yne për në Stamboll.Do te kemi pushime të shkurtra gjatë rrugës. Ne darke mberritja dhe sistemimi në hotel.
Dita e Tretë : Pas mengjesit ne hotel, do te bejme nje guidë turistike te qytetit ku do te vizitojme pikat me kryesore te tij,si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, dhe me pas nje lundrim ne ujerat e lumit Bosfor, për të kaluar në Kontinentin Aziatik ku mund te shijojme nje pamje mbreslenese te urave te varura mbi lum, etj. Mbasditje eshte e lirë.
Dita e Katërt : Mëngjesi në Hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Dita e Pestë : Pas mengjesit ne hotel, ndermarrim kthimin tone per ne Tirane, nëpermjet Selanikut, ku do te kemi disa pushime te shkurtra gjatë rrugës, dhe ne darke vone mberritja në Tiranë ku eshte edhe fundi I sherbimeve tona.
Në çmim përfshihet:
-Udhëtimi vajtje – ardhje me autobuz,
-Akomodimi në hotel me 3 yje në Stamboll dhe Selanik,
-Mëngjezet për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
-Një lundrim me anije në Bosfor 2.5 – 3 orë për të parë Europën e dhe Azinë.
Ne çmim nuk perfshihet:
-Gjithcka qe nuk eshte e permendur ne programin me siper.
