Dita e pare :
Nisemi nga Tirana ne oren 09:00 te mengjesit, gjate rruges ndalojme ne luginen e Drinit per te pire kafen e mengjesit. Me pas vazhdojme drejt kufirit te Morines ku do te kryejme procedurat doganore per tu futur ne territorin e Kosoves. Nga kufiri qyeteti i Prizrenit eshte vetem 30 min larg. Te dhënat arkeologjike dëshmojnë se Prizreni është njëri ndër qytetet më të vjetra të Evropë. Qyteti te ofron një numër të madh objektesh kulturo -historike per te vizituar : Kompleksi i Shatervanit, Nenkalaja, Marashi , Kalaja, Kisha e Shen Premtes, Xhamia e Baraklise, Krojet e Qytetit, Ura e Gurit. Pas mberritjes ne Prizren kohe e lire per vizituar qyetin.
Akomodimi ne qender te qytetit ne hotel me 5 yje. Fotot e hotelit mund ti shikoni tek linku me poshte. http://www.hotelprizreni.com/shqip/d1.php
Dita e dyte :
Pas mengjesit ne hotel nisemi ne oren 09:00 per ne qytetin e Kukesit. Ndalesa e pare do te jete sapo te mberrijme ne qytet per te pire kafen e mengjesit dhe per te shetitur qytetin ne kembe. Me pas drejtohemi per tek liqeni, ku aty na pret nje varke e cila do te lundroje perreth nje ore, aty ju mund te shijoni bukurite e papershkrueshme te lugines se Fierzes, fshatrat e shumte perreth dy aneve te liqenit dhe natyren e mahnitshme.
Nisja per ne Tirane rreth ores 16:00.
Ne cmim perfshihen:
Transporti vajtje-ardhje.
Akomodimi ne hotel per 1 nate qendrimi ne hotel Prizreni 5* ne qender te Prizrenit
Mengjesi
Shoqerues nga agjensia gjate udhetimit.
Vizita ne vendet e lartpermendura
Femijet:
0-2 vjec jane falas;
mbi 2 vjec paguan si i rritur.
Rreth Rezervimit:
Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
Për më shumë informacione, ju lutem na kontaktoni në:
☎ +355684016389 | +355684043489
✉ galaxytravel.al@gmail.com
? ose na dergoni një mesazh në Facebook