TITLE

DESCRIPTION

Udhëtimi do të nisi me vizitën e liqenit e  Ohrit - perlës blu të Ballkanit.

Pika e takimit do të jetë në sallën e hotelit.

Do të udhëtojmë drejt Pogradecit, një qytet i dominuar nga liqeni i Ohrit, i rrethuar nga fusha dhe male piktoreske.

Më pas do të vazhdojmë rrugën tonë drejt manastirit të Shën Naumit, i vendosur në një dalje të thepisur mbi liqen. Shën Naumi ishte një shërues dhe punëtor i shekullit të 10-të, veprat e të cilit mund të shihen në afresket brenda kupolës që i është  dedikuar Engjëllit Migel dhe Gabriel.

Brenda mund të vëzhgojmë afresket dhe ikonat e gdhendura. Më pas do të vizitojmë ose edhe të blejmë dhurata të ndryshme përgjatë brigjeve të Ohrit  jashtë kupolës së Shën Naumit.

Vakti i drekës do të jetë në një restorant lokal.

Pas dreke do të drejtohemi drejt Ohrit.

Në Ohër mund të vizitojmë  statujën e Shën Qirilit dhe Metodit, më pas do të vazhdojmë te porta e poshtme,ku do të shohim muzeun kombëtar të Ohrit, kishën e Shën Sofisë, amfiteatrin romak, dhe nga porta e sipërme, kishën e Nënës së Shenjtë Shën Klementina,  ikonat e galerive , kështjellën Car Samoil i Pllaoshnik dhe përfundojmë në një shëtitje përgjatë tregut të Ohrit.

Kthehemi në hotel në Shkodër.

Ky qytet piktores i themeluar nga ilirët dhe rindërtuar nga turqit dhe venedikasit, është i pasur me monumente historike, duke përfshirë kështjellën e Rozafës, banjot turke dhe xhami.

Në Shkodër do të vizitojmë:

  • muzeun arkeologjik dhe muzeun etnografik (një shtëpi të vjetër karakteristike, ku druri dhe motive të tjera tradicionale janë përdorur.)
  • katedralen katolike (në shekullin e 19 ishte një nga më te madhajat në Ballkan),
  • rrugën tradicionale të Shkodrës, e ndërtuar në fillim të shekullit të XX-të, e cila mban karakteristikat dalluese arkitektonike të zonës muzeale.
  • kështjellën e Rozafës , e cila është e themeluar në shekullin e 3-të para erës sonë, e ndërtuar në një kodër shkëmbore dhe e rrethuar nga tre lumenj Drini, Buna dhe Kiri

© Copyright 2015 by Galaxy Travel Powered by Keminet & iRegister
Rruga Pjeter Bogdani, Pallati jeshil, 10 katësh ) Nr. 3 Tiranë
Tel: +355 684043489 / +355 684043484
Fax: +355 42230179
Email: galaxytravel.al@gmail.com