TITLE

DESCRIPTION

Dita e pare : Nisja diten e shtune ne ora 06.00 nga Tirana. Pushim kafeje rruges. Mberrijme ne Theth. Dreka ne bujtine me produktet e fresketa dhe BIO te vendit, supe, patate, mish qengji ose keci, etj. Zbresim ne lugine dhe vazhdojme ecjen paralel me lumin .Vazhdojme ecjen per ne qender te fshatit. Vizitojme kishen. Pas kishes zbresim tek lumi ku shikojme Kullen e Ngujimit, ku jane pajtuar mbi 300 gjaqe, nga i gjithe bajraku i Shales. Vazhdojme ecjen drejt ujvares se Grunasit, e cila eshte një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare qe shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Pushojme rreth 1 ore per te shijuar pamjen ose per te bere foto. Me pas kthehemi per ne bujtine. Ora 08.00 darka. Dita e dyte:  Ora 8.00 – 9.00 mengjesi me produkte te fresketa vendi (buke, djathe, recel, mjalte, qumesht,caj,veze,etj.) Pas ores 09.00 nisemi nga bujtina drejt Syrit te Kalter (Syri i Kaprese) ,kalojme uren e telit per te shikuar ujvarat e gurit, te cilat jane formacione shkembore te krijuara nga prurjet e bollshme te ujit. Pamja e tyre eshte mjaft interesante pasi duke pasur forma krejtesisht te rrumbullaketa dhe te lemuara, ato ngjasojne pikerisht si vaska. Gjate udhetimit tone, duke qene se prurjet e ujit rrallohen, mund te freskohemi ne to. Keto masive shkembore finalizohen me nje pishine natyrale me uje te kristalte ku mund te bejme plazh. Me pas vazhdojme rrugen drejt Syrit te Kalter. Vendndodhja e kësaj bukurie ështe në Kapre të poshtme, një nga fshatrat më të bukur të Alpeve. Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron në Majen e zezë. Syri i Kaltër është i formuar nga gërryerja e shkëmbit nga uji që zbret nga mali. Keto do kemi mundesi te pushojme. Gjate kthimit nga Syri i Kalter per ne bujtine, vizitojme kanionin, i cili është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra i gjerë deri në 30-40 m. Ka një bukuri të pakrahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe. Me pas kthimi per ne bujtine. Ora 16.00 nisja per Tirane. Pushim per kafe ne Shiroke, prane liqenit te Shkodres. Fundi i sherbimit tone. Ne cmim perfshihet: Udhëtimi vajtje-ardhje me furgon komod. Akomodim në bujtine, për 1 natë qëndrimi ne dhoma 2she ose 3she. Dreka dhe darka e dites se pare, mengjesi i dites se dyte. Guide vendase. Në cmim nuk përfshihen: Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program. Shenim: Dhomat nuk jane me krevate dopio. Ne rast se doni dhome 2she duhet te paguani nje extra cmim. cante shpine (per dreken) dhe nje shishe uje 0.5 L. atlete te rehatshme, sugjerohen atlete vrapit. Femijet: 0-2 vjec jane falas. mbi 3 vjec paguan si i rritur. Rreth Rezervimit: Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 5 dite para nisjes. Pagesa e bere eshte e pakthyeshme. Për më shumë informacione, ju lutem na kontaktoni në: +355684016389 | +355684043489 galaxytravel.al@gmail.com ? ose na dergoni një mesazh në Facebook

© Copyright 2015 by Galaxy Travel Powered by Keminet & iRegister
Rruga Pjeter Bogdani, Pallati jeshil, 10 katësh ) Nr. 3 Tiranë
Tel: +355 684043489 / +355 684043484
Fax: +355 42230179
Email: galaxytravel.al@gmail.com