Dita e parë: Nisja nga Tirana per ne Beograd me autobus, ku gjate rruges do te kemi edhe ndalesa te shkurtra. Ne mbremje, mberritja ne Beograd dhe akomodimi ne Hotel. Mbremja e lire. Darka ne Restorant tradicional ne Skardalija me muzike live (OPSIONALE).
Dita e dytë: Pas mengjesit, nen drejtimin e guides, do te vizitojme pikat me te rendesishme te qytetit te Beogradit, si : Bashkia, Parlamenti, sheshi “Terazije”, sheshi i Republikes, Porta “Varosh”, sheshi “Lirise”, sheshi “Slavija” etj. Dreka e lire. Pasdite nisja drejt Budapestit, ku do te behet dhe akomodimi ne hotel per naten e dyte. Mbremja e lire.
Dita e tretë: Pas mengjesit ne hotel, ekskursion me guidë profesionale ku do te bejme shëtitje me autobus në Budapestin e mrekullueshem. Gjatë vizitave në vende turistike do te na përcillet historia dhe kultura e këtij qyteti, nepermjet vizitave turistike ne : Kodren Gellert, Fortesen e Peshkatarit, Kishen e Shën Matias, Katedralen e Shën Stefanit, Kështjellen Vayda Huniad, Sheshin e Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Dreka e lire dhe ne mbremje nisja drejt Vienes, ku do te behet dhe akomodimi në hotel. Mbremje e lire.
Dita e katërt: Mengjesi ne hotel dhe me pas,nen drejtimin e guides profesionale vendase, do te fillojme turin e qytetit te Vienes. Vizitë në një nga monumentet më të rëndësishem të Vienes, Pallati Schonbrunn– Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Me pas, vizita vazhdon në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Dreka e lire. Pasdite nisja drejt qytetit te Split-it, Kroaci. Mberritja ne Split dhe akomodimi në hotel. Mbremje e lire.
