Grand Hotel Saranda
Aty ku dielli dhe deti preken me një dorë
Mirësevini në “Grand Hotel”, Saranda, ndër të vetmit që prek detin Jon, pa pasur nevojë të kapërcejë rrugën. Si një ballkon mbi gjirin e Sarandës dhe përballë ishullit grek të Korfuzit, në “Grand Hotel” Saranda mund të shijohen njëherësh, uji i kristaltë i detit Jon, pishina, por edhe luksi i mjediseve të pushimit apo kuzhina tradicionale shqiptare dhe ajo më e famshme mesdhetare.
“Grand Hotel” Saranda, i restauruar tërësisht në 2007-ën, është një mundësi e pakrahasueshme për të gjithë ata që kërkojnë relaksin, zbavitjen, por edhe natyrën e rrallë. Perla e Jugut të Shqipërisë, me 2.500 orë, ose 280-300 ditë me diell në vit, e bën “Grand Hotel” Saranda, një mrekulli për t’u shijuar jo vetëm gjatë ditëve të verës, por gjatë gjithë vitit me të njëjtën kënaqësi. I ndodhur si një oaz në këtë qytet pa dimër, “Grand Hotel” Saranda, ndodhet gjithashtu edhe në zemër të mrekullive natyrore, historike apo arkeologjike shqiptare. Maksimumi në 15 minuta mund arrish si në Butrint ashtu edhe në Syrin e Kaltër, Ishujt e Ksamilit apo Kalanë e Lëkurësit, Manastiret e 40 Shenjtorëve dhe Mosopotamit etj.
Dhoma
“Grand Hotel” disponon 25 dhoma, 9 teke, 7 dopio, 4 gjysëmsuitë dhe 5 suita. Për grupe, kapaciteti 70 persona.
Dhomat, pothuajse mbi det, janë të mobiluara me mjaft shije dhe elegancë. Secila prej tyre është me ballkon privat, banjo, dush, ajër të kondicionuar autonom, Tv-color, Frigo-bar, akses në internet përmes sistemit ëireless (Ëi-Fi), produkte cilësore tualeti
Shërbime
Parkim privat gratis, i ruajtur
Recepsion dhe sekretari 24 orë
Shërbim në dhomë
Sallë TV-Color
Bar i kondicionuar, tarraca-bar, pishina-bar me 1.000 vende
Restorant i kondicionuar, restorant veror
Dhoma dhe mjedise për duhanpirësit
Pishina për të rritur dhe fëmijë
Shazllonë gratis në plazhin privat buzë detit
Kënd lojërash për fëmijë
Lidhje Internet ADSL me shpejtësi 512 Kbit/s
Shërbim ëireless gratis në dhoma, bar, restorant dhe pishinë
Telefon, fax dhe kuti postare