Vila Bimbli
Vila Bimbli ndodhet në shëtitoren 1 Maji rrethuar nga gjelbërimi fare pranë liqenit të Pogradecit. Është një strukturë e re e moderne e kohëve të fundit me ambiente tepër të këndshme për pushime dhe relaks në çdo stinë të vitit. Disponon bar brenda dhe bar në verandë. Restorant me gatime tradicionale me bazë gatimet e peshkut ku do të mund të shikoni koranin, belushka,ngjala, trofta etj. Ka ne dispozicion 11 dhoma, 3 suita të gjitha me pamje nga liqeni dhe të mobiluara me finesë, dhe të pajisura me TV,milibar,kondicioner etj. Sistem ngrohje qendrore me kaldajë. Fare pranë hotelit ndodhet dhe liqeni me plazhin e tij të mrekullueshëm. Parkim dhe ambiente të gjelbëruara me mundësi argëtimi për fëmijët.